Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga moti i keqShkodër.

Beci shkruan se situata është e normalizuar, ndërsa si pasojë e reshjeve, janë evidentuar problematika në dy njësi administrative në Bërdicë dhe në Gurin e Zi.

Ndërsa po ashtu, Beci thekson se janë angazhuar 35 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 18 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe punonjës të Ujësjellësit dhe të Emergjencave Civile.

Postimi i Becit:

Situata e normalizuar në Bashkinë Shkodër

Që prej orëve të para të mëngjesit, territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga reshje intensive shiu.

Si pasojë e reshjeve, janë evidentuar problematika në dy njësi administrative në Bërdicë dhe në Gurin e Zi.

Menjëherë pas njoftimit, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policia Bashkiake kanë qenë në terren për të ndërhyrë dhe zgjidhur problematikat e shkaktuara nga reshjet.

Në terren janë angazhuar 35 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 18 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe punonjës të Ujësjellësit dhe të Emergjencave Civile.

Sipas të dhënave nga terreni, situata është përmirësuar dhe aktualisht është drejt normalizimit. Ekipet e Bashkisë vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast nevoje.


Lajmi kryesor:

Reshjet e shiut përmbytin Vaun e Dejës, 100 banesa nën ujë! Glina del nga shtrati, dëme në bujqësi e blegtori! Mbrojtja: Situata drejt normalizimit( VIDEO)