Qindra hektarë tokë bujqësore në fshatin Murqinë, Krujë ndodhet nën ujë pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
“Kam falimentuar nga lumi, na ka përmbytur tokat. Çfarë kemi mbjellë si kemi korrur. Asnjëherë nuk kam marrë dëmshpërblim. Tokat janë të gjitha nën ujë”, tha Arben Troksi, banor i zonës.
“Gjendja është katastrofike. Del lumi sa herë bie shi, jemi në pikë të hallit. Kemi fëmijët për të çuar në shkollë, kemi njerëz të sëmurë. I bëjmë gjilpërat vet jemi bërë si në Mesjetë. Jemi të rrethuar dhe izoluar nga uji. Këtu është 1 metër ujë”, tha një banor tjetër për Report Tv.
Ndërkohë edhe një prej lagjeve të këtij fshati ka mbetur e izoluar pasi niveli i ujit në rrugë ka shkuar 40 cm.
Në vitet e kaluara kur vendi është përballur me situata të tilla, banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar me gomone, teksa në raste të veçanta është dashur edhe ndërhyrja me helikopter.
Lajmi kryesor:
Shembja e urës izolon 10 fshatra në Kolonjë, banorët në protestë! Në izolim edhe 6 fshatra në Dropull! Osumi, Semani e Ishmi dalin nga shtrati, përmbytin tokat









