Moti i keq dëmton bregdetin e Shëngjinit, preken edhe bizneset e turizmit

Kjo është situata në bregdetin e Shëngjinit pas reshjeve të fundit të shiut. Brezi i rërës është mbuluar nga mbeturina të shumta të sjella nga dallget e detit.

Kjo situatë të shoqëron në të gjithë gjatësinë e bregdetit nga Kunja deri në Ranën e hedhur. Problematika përsëritet sa herë që ka reshje shiu, ndërsa burim i ndotjes janë mbeturinat që sjell Lumi Drin. Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, thotë se do të ndëhyhet për pastrimin e vijes bregdetare dhe gjithçka do të jetë gati deri në fundin e muajit maj.

"Burim kryesor në bregdetin e shëngjinit janë prurjet e mbeturinave nga lumi drin shirat e fundit rritën nivelin e lumit dhe për pasojë të gjitha mbeturinat në Vaun e Dejës  u depozitunë në detë dhe deti me dallgëzimin e vet e kthen në brigje  është një problem shumë I madh

Po detajojmë me një plan për pastrimin e detit  nuk e përballojmë me punojnsit që kemi por kur të heqim xhaketat plazhi do të jet gati", thotë Gjok Deda,  Administrator i Shëngjinit

Moti i paqëndrueshem me temperatura të ulëta nuk ka qenë aspak favorizues për turizimin në Shëngjin gjatë kësaj periudhe, duke dhënë ndikim mjaft negativ për biznesin vendas.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan: 16/05/2019 18:36

    Po ashtu edhe Velipoja meqe nuk e permendni fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja