Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë ka bërë që në Vlorë të anulohet lundrimi në det.
Një traget udhëtarësh i linjës Vlorë-Brindizi nuk është nisur për shkak se dallgët në det të hapur kanë shkuar në 7 ballë.
Anijet e peshkimit gjithashtu janë urdhëruar të mos dalin sot në det për peshkim.
Deri më tani, nga moti i keq nuk janë raportuar probleme të tjera në qytetin bregdetar.
Komento