Drejtoria e Përgjithshme Detare me anë të një njoftimi ka bërë me dije se vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq, gjë që do të ndikojë edhe në ujërat territorialë.

Sipas DPD, nga data 2 janar e në vazhdim deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga erëra të forta që do të pasojnë temperatura të ulëta në të gjithë vendin.

Në njoftimin e tyre, DPD paralajmëron subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore që të kenë kujdes dhe të marrin të gjitha masat e duhura për të parandaluar incidentet e mundshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ju njoftojme se duke filluar nga dita e merkure 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do te perfshihen nga Ere e forte dhe temperatura nen zero, kjo situate do te vazhdoj per disa dite! Ju lutemi gjithe subjekteve qe ushtrojne veprimtari lundrimore te kene kujdes dhe te marrin gjithe masat e duhura per te parandaluar incidente te mundshme qe mund te vijne si pasoje e motit te keq!", thuhet në njoftimin e publikuar.

Pamje nga shërbimi meterologjik që paralajmëron prishjen e motit