DURRES- Moti i keq ka shkaktuar vonesa në lëvizjen e trageteve. Trageti Marina i kompanisë Adria Ferries I cili duhej të mbërrinte në Durrës në orën 08:00 nuk ka mbërritur.

Trageti Marina pritet të mbërrijë në port me 3 orë vonesë. Trageti tjetër Rigel i kompanisë Venturis Ferries ka mbërritur dhe aktualisht po përpunohet në port.

Kapiteneria e portit informon se nuk lejohet dalja në det e peshkarexheve të vogla e të mesme pasi në det të hapur forca e dallgëve është 5-6 ballë.

RRESHQITJE DHERASH TEK CURRILAT
Reshjet e shirave të ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash. Më problematike paraqitet situate në Kodrën Vilë, sidomos në pjesën perëndimore të saj.
Për pasojë është bllokuar rruga, që lidh pjesën e zonës së Brrylit me Currilat.

Burime në Bashkinë e Durrësit bëjnë të ditur se nuk mund të ndërhyhet për të përmirësuar situatën deri në tharjen e zonës në Kodrën Vilë.