Vlorë-Për shkak të erës se fortë që ka prekur prej mëngjesit të se dielës qytetin e Vlorës dhe po vazhdon në brendësi të bllokut të banimit "Rilindja" është rrëzuar një pemë
Pema ka rënë pranë segmentit rrugor teksa po vijon puna për prerjen dhe largimin e saj. Gjithashtu janë rrëzuar dhe dy shtylla të ndricimit rrugor. Një prej tyre është dëmtuar nga pema e rrëzuar dhe tjetra është tërhequr poshtë prej kabllove që kanë qënë të lidhura.
Kabllot elektrike kanë përfunduar në tokë teksa ka ndërhyrje edhe të punonjësve të OSHEE për ti larguar nga segmenti rrugor

Komente

