Moti i keq godet Evropën! Humbin jetën 3 persona, mes tyre një fëmijë

Moti i keq godet Evropën! Humbin jetën 3 persona, mes tyre një fëmijë

Një valë e motit të lig ka marrë jetën e të paktën tre personave në Evropën Lindore dhe atë Qendrore. Stuhitë me borë dhe erërat e forta kanë bllokuar fshatra dhe rrugë nëpër Ballkan.

Në jug të Serbisë, policia ka thënë se ka gjetur një burrë të vdekur, teksa u ka ndihmuar rreth 20 personave që të dalin nga makinat e bllokuara.

Fshatrat në lindje të Bosnjës kanë mbetur pa energji elektrike, derisa zona e Sokollacit ka mbetur edhe pa ujë të pijshëm.

Si pasojë e erërave të forta, një fëmijë ka vdekur në Sllovaki pasi është goditur nga një shenjë e trafikut, derisa në Republikën Çeke, një dru ka rënë mbi një makinë duke lënë të vdekur një person.

Në Rumani, erërat dhe bora e madhe kanë bllokuar trafikun, andaj janë anuluar 30 udhëtime me tren.

Mot i ngjashëm edhe regjistruar edhe në Bullgari, pasi në aeroportin kryesor të këtij vendi janë anuluar disa fluturime./ REL

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave