ITALI - Koha e keqe vazhdon të përkeqësohet në Itali dhe disa e sotme është parashikuar një tjetër ditë emergjence e kohës së keqe në qendrën e veriut. 

Në Grossetto, në rajonin e Toskanës koha e keqe ka goditur pjesën veriore të saj gjatë këtyre dy ditëve. Në dy orë kanë rënë 68 mm shi duke provokuar dëme dhe vështirësi për popullësinë. Imazhet të tilla vijnë edhe nga Ugento, provincë në Leçe. Në të gjithë pjesën e Salento-s shirat e rrëmbyer kanë provokuar përmbytje. 

Qindra telefonata u janë drejtuar zjarrfikësve dhe janë verifikuar aksidente të shumta. Edhe zonat e Brindizit dhe të Tarantos në Rajonin e Puglia-s, janë goditur nga koha e keqe dhe nga përmbytjet.

Në Ginosa Marina në Taranto, një grua 30 vjeçare ka humbur jetën teksa udhëtonte me makinën e saj dhe ishte ndeshur me një stuhi të fortë. Ajo ishte deklaruar e zhdukur që nga dita e hënë. 

Sipas mediave italiane, për ditët e ardhshme në Itali parashikohet një rritje e lehtë e temperaturave, por që në veri do të zgjasë vetëm deri ditën e premte kur do të vijë një ajër i ftohtë dhe ulje të temperaturave, duke parashikuar edhe rreshje dëbore. 

Ndërsa përsa i përket pjesës jugore të Italisë, parashikohen temperatura tropikale dhe me një atmosferë verore.

(v.gj/shqiptarja.com)