Moti i keq/ Korrespondenti i Report Tv në SHBA: Mes viktimave, për fat të mirë s’ka shqiptar! Komuniteti ynë është organizuar mirë me njëri-tjetrin

TIRANË- Për fat të mirë, si rezultat i motit të keq në SHBA, komuniteti shqiptar nuk është prekur, që do të thotë nuk ka pasur humbje jetë apo edhe pasoja më të rënda. Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika në një lidhje live me gazetarin Arbër Hitaj tha se komuniteti shqiptar në Amerikë është organizuar për ta kaluar këtë situatë sa më lehtë. 

“Deri tani nuk ka shqiptar të raportuar që kanë humbur jetën. Ka pasur ndihma dhe organizimi të vetë komunitetit”, tha Ndrenika në ‘Studio Live’.

SHBA-ja prej ditësh është “pushtuar” nga temperatura ekstreme dhe sipas Ndreknikës, kjo panoramë pritet të jetë e njëjta të paktën deri nga e enjtja.

“Janë të lutur të mos dalin. Temperaturat kanë shkuar -13 gradë, ndërsa në Bufalo kanë shkuar deri në -30 gradë celsius. Deri të mërkurën do kemi të njëjtat vlera, me një rritje tek-tuk, problematik është transporti ajror janë mijëra fluturime të shtyra dhe Biden u ka bërë thirrje që t’i drejtohen Departamentit të Transportit për të marrë rimbursimet, veçanërisht linja Southëest, 2900 i përkasin kësaj linje”,  shtoi ai.

Në fund, Ndrenika shtoi se autoritetet janë në terren për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë.

“Shumica e viktimave ka pasur për shkak të mosarritjes në kohën e duhur të mjeteve të ndihmës së shpeshtë, dëbora është aq e shpeshte, se ka pasur bllokime, çdo rrjedhë uji pothuajse ngrinë. Të gjitha autoritetet ynë në terren, ka pasur ndihma dhe për të pastrehët, janë marrë në mbrojtje nga autoritet, është shpërndarë ushqim, problematik është transporti, se bora e madhe e bën të pamundur lëvizjen”, përfundoi Ndrenika në Report Tv.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja janë goditur nga një mot i keq, ndërsa deri më tani janë shkaktuar 56 viktima. Të paktën vetëm 28 persona kanë ndërruar jetë në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, shumica e tyre në Buffalo, vendi më i goditur nga stuhia.

Gjatë fundjavës rreth 250 mijë shtëpi dhe biznese patën ndërprerje të energjisë. Për shkak të stuhisë janë anuluar më shumë se 15 mijë fluturime, 5,000 fluturime u anuluan të premten, më shumë se 3,400 fluturime u anuluan të shtunën dhe më shumë se 3,100 për Krishtlindje.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë