Ka përfundur pa pasonjë një veprim tejet i papërgjegjshmë i një drejtues mjeti i cili po ecte kundravajtje në autostradën Tiranë Elbasan.Patrulla e policisë e ndaloi automjetin duke i vendosur dhe masën administrative ndaj shoferit për kundravajtje.
Qindra qytetarë janë gjobitur për shkak se mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugore. Policia njofton se prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente janë ndëshkuar në të gjithë vendin, 87 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur zinxhirë për të qarkulluar, të cilët për pasojë kanë sjellë vonesa në qarkullimin normal të mjeteve të tjera.
Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative edhe 49 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur gomat dimërore.
Po gjatë monitorimit të qarkullimit janë evidentuar dhe ndëshkuar 156 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 121 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 89 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 56 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Ndërsa Policia Rrugore e Tiranës, ka bërë të mundur parandalimi i një ngjarjeje rrugore, pasi një drejtues mjeti udhëtonte në sens të kundërt në rrugën interurbane Tiranë - Elbasan (drejtimi i lëvizjes është Tiranë Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit lëvizte po në këtë kah të lëvizjes, por në sens të kundërt, nga tuneli i Krrabës për në TEG).
Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera.
Policia njofton se për çdo problem apo informacion mund të telefononi në numrin pa pagesë 112 ose shkruani në Komisariatin Dixhital dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
17 Janar, 13:18
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20
-
As 'dendja' me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip
13 Janar, 15:36
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi gjysmë milioni gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, shpëtohet e treta (VIDEO)
4 Janar, 22:15
-
Reshje të dendura bore në Theth, Tamarë dhe në 'Rrugën e Kombit'! Akset të hapura, nga tuneli në Morinë qarkullimi me goma dimërore (VIDEO)
4 Janar, 09:28
-
Aksidenti i rëndë në Korçë-Bilisht, zbardhen detaje nga vdekja e 24-vjeçares! Të dyja mjetet me shpejtësi, shoferi: Më doli para një kafshë
2 Janar, 12:46