KUKËS-Temperaturat e ulëta gjatë 24 orëve të fundit ka zbardhur qytetin e Kukësit si dhe kanë lënë pa energji disa zona.

Reshje të lehta dëbore kanë “pushtuar” këtë qytet, shoqëruar me erëra të forta e ngrica gjatë natës.

Si pasojë e motit të keq, disa rrugë janë nën trysninë e ngricave. Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugorë për disa njësi administrative, duke përmendur Arren, Kalis, Gryecaje, Ujmisht, Topojan, Shishtavec e Zapod.

Ndërsa Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje dëborë. Për të eleminuar aksidentete  mundshme, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës e skorjes. Në terren janë 8 borapastruese për mbajtjen hapur të rrugës.

Sipas policisë rrugore, situata është nën monitorim për të garantuar qarkullimin rrugor si dhe eleminim e bllokimit te rrugës nga dëbora. Por përveç rrugeve me ngrica, problem është dhe ndotja e trasesë së rrugës me mineral hekur nikel, nga mjetet transportuese, duke përbërë rrezik për aksidente
 
Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në Njësitë Administrative të Shishtavecit, Topojanit dhe Grykecaje.

[gallery]20338[/gallery]

Redaksia Online
M.D/ Shqiptarja.com