Era e fortë këput telat e korrentit, Fushë Kruja dhe zonat përreth saj ngelen 8 orë pa drita (VIDEO)

Fushë-Kruja dhe zonat përreth saj janë prej tetë orësh pa energji elektrike, për shkak të difekteve të shkaktuara në shtylla nga intensiteti i erës. 

Report Tv raporton se era e fortë ka këputur telat e korrentit, duke shkaktuar kështu mungesë të energjisë elektrike.

Linjat elektrike në qytetin e Fushë-Krujës paraqiten si tejet të amortizuara. Sipas banorëve të zonës mjafton të fryjë një erë, sado e lehtë, që linjat të dalin jashtë funksionit për shkak të këputjes së telave.

Kështu, banorët ngelen jo vetëm në errësirë dhe pa ngrohje për orë të tëra, por ajo çka është më e keqja është se rrezikohet seriozisht jeta e tyre. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së