Moti i keq lë në ‘terr’ fshatrat e Memaliajt, dëmtohet rrjeti! Banorët: Na thonë ka defekt, po kjo është e përhershme sa herë bie shi

Afro 4 mijë banorë në fshatrat e Luftinjës e Buzit në Memaliaj kanë mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë moti i keq që ka dëmtuar shtyllat.

Banorët ankohen se kjo situatë përsëritet gjithmonë në dimër, për shkak të amortizimit të rrjetit të shpërndarjes.

“Kemi 4 ditë sot pa drita”.- tha një banor.

Pyetje: Çfarë ju thonë?

“Na thonë ka defekt. Janë telat e prishur, janë gjithë këto fshatra pa drita. Ne jemi të rregullt me faturat. Unë paguaj 12 deri në 17 mijë lek në muaj, se ne ngrohemi me dru. Nuk gjen njeri në këtë luginë që nuk paguan. Kjo është e përhershme, do bjerë shi do prishen prapë.”- vijoi ai.

Pyetje: Keni marrë kontakt me Bashkinë apo OSHEE?

“Unë jam kryeplak i fshatit por s’marr përgjigje. Këtu është shumë e vështirë të jetosh pa drita. Kemi pleq të paralizuar, kemi fëmijë. Në total në gjithë zonën jemi shumë banorë, jemi dhe larg nga qendra e qytetit”.- tha kryeplaku

Janë 18 fshatra të dy njësive administrative që vuajnë mungesën e energjisë, ndërsa OSHEE thotë se po punohet për riparimin e rrjetit elektrik.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb