Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin tonë, Ministria e Arsimit dhe Sportit me anë të një njoftimi zyrtar ka lajmëruar se sot, (13 janar 2025) mësimi do të pezullohet përkohësisht në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse.
“Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
Komente











