Moti i keq vazhdon të jetë shqetësues në Itali, vecanërisht në jug, ku shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura në disa komuna. Mbrëmjen e djeshme një aeroplan mallrash doli jashtë piste në aeroport në Ancona, ndërsa në Toskanë, pas stuhisë së djeshme, dëmet janë të mëdha. Në Teramo një këmbë ure ra mbi një tubacion gazi dhe shkaktoi zjarr duke lënë pas edhe të plagosur.  
 
Zjarri në fshatin Mutignano, në qytetin Pineto, Teramo, provokoi shkëputjen e një teli korenti duke sjellë dëme materiale në tre shtëpi dhe 11 të plagosur. 8 prej të plagosurve gjenden në spitalin e Atri-t, në provincën e Teramo-s. Katër persona,  përfshirë edhe një fëmijë 10-vjeçar , u shtruan në spital, ndërkohë që katër persona të tjerë janë në një gjendje shoku .

Zjarri mund të kishte qenë fatal për jetën e banorëve të zonës, por era e fortë e spostoi në drejtimin e kundërt duke parandaluar dëme më të mëdha. Ndërkohë 
autostrada A25 është mbyllur pasi paraqiste rrezikshmëri nga reshjet e dëborës dhe era e fortë që shkon deri në 140 km/orë. 
itali
itali
itali
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)