GJERMANI - Më shumë se 30 njerëz u plagosën dhe gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë nga një aksident i rëndë automobilistik në një autostradë kryesore në Gjermani.
Rreth 100 makina u përplasën me njëra tjetrën në një autostradë pranë Frankfurtit për shkak se rruga ishte mbuluar nga akulli dhe shikimi i dobët.
Moti i acartë vazhdon ende të mbërthejë edhe Francën dhe Belgjikën duke u shoqëruar me temperatura nën zero gradë Celsius dhe me reshje të mëdha të dëborës.
Në Belgjikë është ndërprerë edhe qarkullimi i trenave super të shpejtë Eurostar, që udhëtojnë nga Brukseli në Londër dhe Paris duke bllokuar udhëtarët në stacione hekurudhore.
Siç njofton një përfaqësues i kompanisë "Eurostar" në Londër tregoi se këto trena të cilët kalojnë përmes tunelit nën kanalin Lamansh nuk do të qarkullojnë në drejtim të Brukselit.
Ndërkohë vargu i automjetevë të bllokuara në trafik arrin një gjatësi rreth 250 kilometra ku qindra drejtues automjetesh dhe kamionësh kanë mbetur të bllokuar për më shumë 10 orë në autostrada sipas mediave të huaja.
Në disa aeroporte kryesore të Parisit, Londrës dhe Munihut si pasojë e stuhive të dëborës ka pasur vonesa dhe shumë prej fluturimeve janë anuluar.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com