TOKIO- Moti i keq që ka përshirë Japoninë ditët e fundit ka shkaktuar 11 viktima dhe rreth 1 200 të plagosur. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, kjo është stuhia më e rëndë e 45 viteve të fundit që ka goditur vendin. Deri më tani janë anulluar me shumë se 600 fluturime. Lartësia e borës në shumë qytete duke përfshirë dhe kryeqytetin e Tokios ka arritur deri në 27 centimetra.
Ndërkohë gjatë ditës së diel në Tokio janë mbajtur dhe zgjedhjet për guvernatorin e ri.
Fitues u shpall ish-Ministri i Shëndetësisë Yoichi Masuzoe, i cili ndryshe nga rivalët e tij, premtoi rivënien në punë të reaktorëve bërthamorë që u mbyllën pas cunamit të vitit 2011.
Numri i votuesve ishte mjaft i ulët për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Vendi i guvernatorit të Tokios ishte i lirë që në dhjetor të vitit të kaluar, kur Naoki Inose dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte pranuar 500 mijë dollarë të padeklaruara.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com