SHBA - KANADA - Moti i keq që ka përfshirë Kanadanë dhe pjesën veriore dhe veriperëndimore të SHBA-së, duket se nuk ka ndërmend të ndalojë as për Krishtlindje.

Në SHBA janë regjistruar disa të vdekur nga moti i keq. Të paktën 5 persona humbën jetën gjatë përmbytjeve në Kentucky, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë gjatë një stuhie në Mississippi.

Ngricat dhe rreshjet e dëborës kanë pushtuar disa qytete dhe pritet të vazhdojnë në ditët në vazhdim. Në Michigan, 280 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndërkohë rreth 400 mijë banorë në Kanada kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas të dhënave, banorët në Toronto  nuk do të kenë energji eletrike para ditës së enjte dhe në disa zona, deri në fundjavë. Në qytet janë hapur gjithashtu disa qendra ngrohjeje për banorët.

Temperaturat në Kanada pritet të ulen deri në -15 gradë celcius. Shumë fluturime në vend dhe në SHBA u shtynë apo anuluan për shkakt të motit të keq.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)