Moti i keq në vendet e Europës
deri tani 13 persona të vdeku

Stuhia që ka goditur veriperëndimin e Europës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave, 6 prej të cilëve në Gjermani. Dy njerëz vdiqën në makinën e tyre nga një pemë e rrëzuar në Gelsenkirchen.

Në Brittany, në perëndim të Francës, një grua ra nga një shkëmb duke humbur jetën ndërsa në Amsterdam, një grua vdiq si pasojë e një peme të rrëzuar nga forca e erës.

Përgjatë detit Verior, era arriti shpejtësinë rekord 191 kilometra në orë. Të paktën 50 fluturime u anulluan në aeroportin Schiphol në Hollandë.

600 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike në Britani të Madhe. Në Kent të Anglisë, një vazjë 17 vjeçare humbi jetën kur një pemë u rrëzua në shtëpinë e saj. Ndërkohë që në
Londër, një burrë dhe nëj grua vdiqën si pasojë e shpërthimit të gazit të shkaktuar nga një tjetër rrëzim të një peme.

Moti i keq pritet të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim. Kjo është një nga stuhitë më të forta që ka goditur këtë pjesë të Europës në vitet e fundit.
 
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mbetur në harresë, braktiset Lapardhaja e Vlorës! Banorët: Prej ’90-ës s’kemi rrugë as ujë, veç premtime

Mbetur në harresë, braktiset Lapardhaja e Vlorës! Banorët: Prej ’90-ës s’kemi rrugë as ujë, veç premtime