12.000 qytetarë mbeten pa energji elektrike në të gjithë Qarkun e Elbasanit. Shkaku është mot i keq.
Për shkak të erërave të forta, stuhive dhe ngricave, janë shkëputur përcjellësit e energjisë elektrike dhe janë dëmtuar shtyllat e Tensionit të Mesëm e atij të Ulët, në shumicën e fshatrave malorë të bashkive Librazhd, Prrenjas, Elbasan, Gramsh.
Aktualisht, në terren ndodhen 170 punonjës dhe dhjetra mjete te OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve. Në fillim të javës, nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbeten pa energji 30.000 abonente nga 110.000 që ka Qarku Elbasanit.
Dje u rikthye energjia elektrike tek 8.000 abonentë. Ndêrkohë, vijon të jetë mjaft i vështirë qarkullimi në aksin Librazhd-Bulqizë, pasi segmenti Shkalla e Lunikut - Steblevë ka 50-60 cm dëborë. Ndërkaq, mjaft segmente të rrugêve rurale janê të rrezikshëm, pasi në zonat malore që janë të mbuluara nga dêbora, mbizotërojnë grimca
d.gj/ Shqiptarja.com