Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës ditën e sotme, se nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.
Fillimisht në orët e pasdites u njoftua se ky vendim vlente vetëm për kamionët, por përkeqësimi i situatës solli edhe përfshirjen e autobusëve në ndalim qarkullimi në pikën kufitare.
“Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes së kamionëve, ju informojmë se: Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobusët”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
Do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave, të cila duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe me zinxhirë.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre, informon policia e Kapshticës.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
82%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 289
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ 26 vjeçari u plagos me thikë në qafë, bie në koma, policia shpall në kërkim autorin
7 Shkurt, 07:31
-
Korçë/ Plagoset me thikë në qafë 26-vjeçari, shkon vetë në spital! Mister shkaqet dhe autorët (EMRI+VIDEO)
6 Shkurt, 20:24
-
E rëndë në Ersekë/ 70-vjeçari bie nga skela teksa punonte, humb jetën në vendin e ngjarjes (EMRI)
6 Shkurt, 15:27
-
Korçë/ Faqja anonime denigronte adoleshentët dhe minorenët! Dhjetëra të rinj të shënjestruar ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike! Policia mbyll faqen
6 Shkurt, 10:27
-
Turizmi, 3.3 milionë euro që ish-vaskat e peshkut Drenovë të kthehen në Pol Kulturor të Festivaleve
5 Shkurt, 15:13
-
Licencoi karburantin pa leje, SPAK kërkon nga 1 vit burg për kyebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarët e tjerë
5 Shkurt, 09:50
-
Korçë/ 40-vjeçari i plagosur me thikë, policia shpall në kërkim autorin
5 Shkurt, 08:21
-
Korçë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, persona të paidentifikuar e lënë në derë të spitalit! Policia në kërkim të autorit (EMRI)
4 Shkurt, 21:29
-
Analizat vjetore të policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Garantoni rend dhe siguri gjatë fushatës zgjedhore
4 Shkurt, 18:07
-
FOTO: Aksident i frikshëm në Ersekë, 'Benzi' ngel varur në barrierat anësore në rrugën e re
3 Shkurt, 12:34
-
Po drejtonin makinën në gjendje të dehur, 4 të arrestuar në Korçë
2 Shkurt, 14:44
-
Hyn në fuqi ulja e tarifës së ‘Kartonit Jeshil’ për makinat shqiptare që lëvizin drejt Mali të Zi, Partia Aleanca e Maqedonasve kërkon zgjerimin në Maqedoni e Greqi
2 Shkurt, 14:44