Kapiteneria e portit të Barit ka pezulluar lundrimin e trageteve në drejtim të Durrësit, për shkak të motit të keq.
Dy tragete të linjës Bari-Durrës, janë bllokuar në port me urdhër të kapitenerisë së portit.
Dy tragetet të cilat ishin planifikuar për tu nisur drejt portit të Durrësit në orën 22:30, e kanë shtyrë nisjen e tyre dhe do të qëndrojnë të bllokuar deri në një vendim të dytë.
Ndërkohë situata paraqitet e qetë në portin e Durrësit, ku mësohet se një prej trageteve që udhëton në drejtim të Barit është nisur, ndërsa tjetri do të niset në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

(Porti i Barit në Itali)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com