Moti i keq në Britaninë e Madhe! Bora mbyll aeroportin, anulohen disa fluturime

Moti i keq në Britaninë e Madhe! Bora mbyll aeroportin, anulohen disa fluturime

Avionët në 'Stansted', foto nga @STOPCLIMBFL200

BRITANI E MADHE- Moti i keq, reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që Mbretëria e Bashkuar të pezullojë të gjitha fluturimet në aeroportin “Stansted” të Londrës.  Ka pasur një prezencë të madhe të dëborës në pistën e aeroportit e cila është mbyllur.

Aeroportet “Heathrow” dhe “Gatwick” gjithashtu anuluan ose vonuan fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla përfshiu Mbretërinë e Bashkuar.

Një situatë të alarmi ka edhe për Skocinë, Londrën dhe Anglinë jugperëndimore. Trenat gjithashtu janë vonuar dhe drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar të kenë kujdes pas disa aksidenteve në autostradë. "Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë me kompaninë e tyre ajrore për statusin aktual të fluturimeve të tyre."

Moti i keq shkaktoi probleme po ashtu dhe në disa rrugë dhe hekurudha të vendit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja