Të paktën prej dy ditësh, Delvina gjendjet nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut, ku rrugë kryesore janë bllokuar për shkak të inerteve dhe prurjeve të ujit ndërsa toka bujqësore e banesa janë përmbytur. Rrëshqitjet e dheut gjithashtu kanë bllokuar dhe disa automjete, ndërsa është dashur ndërhyrja me mjete të rënda.
Për Report Tv, prefektja e Vlorës, Evis Allushi tha se të gjitha njësitë ndodhen në terren për monitorimin e situatës si dhe po punohet për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.
“Kemi pasur reshje të vazhdueshme me intensitet nga mesatarja deri në nivel të lartë. Delvina është prekur më tepër ka pasur dhe situata që kemi ardhur për t’i parë nga afër. Banorët janë lajmëruar paraprakisht dhe nga an e bashkisë dhe nënprefektit jemi informuar që janë marrë masat e nevojshme për të ndihmuar banorët. Ndodhem në pika të caktuar ku problematikat kanë qenë më të mëdha dhe t’i ndihmojmë sa të mundemi banorët e këtyre zonave për të rikuperuar dëmet që kanë pësuar nga shtirat”, tha Evis Allushi.
Nënprefekti Kristaq Kiço u shpreh e inspektime do të bëhen në një gjitha bashkitë si dhe po punohet për rivendosjen e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuar.
“Së bashku me prefekten do të bëjmë një inspektim në të gjitha bashkitë e jugut për të evidentuar problematikat. Personalisht dua të falënderoj kryetaren e bashkisë për gatishmërinë për të vendosur në kontroll situatën, për të hapur rrugët kryesore. Kryesore është vendosja e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuara, Lefetehrori, Kakodhiqi dhe Varfaj. Sipas informacioneve që morën nga kryetari i Bashkisë do realizohet sot vendosja e turbinave me qëllim rivendosjen e komunikimit. Do bëjmë evidentimin e dëmeve për familjet që janë prekur nga përmbytjet”, tha nënprefekti Kristaq Kiço.
Në terren gjithashtu ndodhet dhe kryetari i Bashkisë së Delvinës, Besmir Veli, i cili tha se aktualisht po ndërhyret për lirimin e rrugës lidhëse me 3 fshatrat e bllokuar ndërsa po punohet në çdo lagje të qytetit për kthimin në normalitet të situatës.
“Situata është normalizuar reshjet e shiut janë ulur. Aktualisht jemi duke ndërhyrë në rrugën lidhëse të Delvinës me tre fshatrat. Kjo do të jetë e mundur që banorët e këtyre fshatrave të lëvizin deri në mesditë. Do të bëjmë evidentimin e familjeve që kanë pasur probleme me përmbytjet. Në lagjet e tjera të qytetit po ndërhyhet me skrepa dhe punonjës të bashkë për lirimin e rrugëve dhe kthim në normalitet të situatës”, tha Besmir Veli.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, evakuohen 14 familje në Njësinë Novoselë dhe Fier! Çahet argjinatura në Kune Vain, pamjet me DRON











