Moti i keq në Itali, kthehet përmbys varka me 24 persona në bord, 3 të vdekur dhe 1 i zhdukur

Moti i keq në Itali, kthehet përmbys varka me 24 persona në bord, 3 të vdekur dhe 1 i zhdukur

Foto ilustruese

Moti i keq në Itali ka shkaktuar një incident shumë të rëndë në liqenin Maggiore. Pasditen e kësaj të diele, një varkë 16 metra e marrë me qira me 24 persona në bord, 22 turistë, përfshirë turistë të huaj dhe dy anëtarë të ekuipazhit, u përmbys për shkak të një stuhie në Lisanza.

 Disa nga personat që ishin në bord arritën të shpëtonin veten. 3 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 1 tjetër është zhdukur. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shtatë autoambulanca si dhe specialistë të zjarrfikësve dhe zhytësve nga Milano dhe roja bregdetare. Alarmi është dhënë nga një tjetër varkë e cila ka parë pasagjerët në ujë.

Pasagjerët (italianë, izraelitë dhe anglezë) i përkasin një grupi miqsh që morën me qira automjetin për një festë ditëlindjeje. Aksidenti ndodhi pak pas orës 19:00 jo shumë larg brigjeve të kantierit të anijeve në Lisanza, një fshat i Sesto Calende. Afërsia me bregun i lejoi disa, të parët të binin në ujë, të notonin drejt sigurisë, pavarësisht 150 metrave për të shkuar , dhe të tjerët të shpëtoheshin.

Një aksident i dytë, më pak i rëndë, ka ndodhur në liqenin Varese për shkak të motit të keq i cili ka përmbysur disa varka. Banorët përfunduan në ujë, por u shpëtuan.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj