Moti i keq në Itali, rajoni Emilia Romagna nën alarmin e kuq, 2 te vdekur e 1 i zhdukur! Lumenjtë dalin nga shtrati, 5 mijë banorë rrezikojnë të evakuohen

Moti i keq në shtetin fqinj Itali ka ndezur alarmin e kuq në rajonin e Emilia Romagna teksa mediat italiane raportojnë për 2 të vdekur dhe 1 të zhdukur. Shirat e rrëmbyeshëm prej 48 orësh kanë tejkaluar reshjet nga Janari në Prill duke vënë në rrezik evakuimi rreth 5 mijë banorë kryesisht në Bolonja, Ferrara dhe Ravenna.

Lumenjtë që dalin nga shtrati kanë vërshuar në zonat e banuara dhe nëpër fusha teksa këto pamje me dron paraqesin më qartë situatën kritike.

Përmbytjet kanë shkaktuar problematika me shkollat, linjat hekurudhore si ajo Bolonja –Rimini, disa rrugë në zonën e Ravenna dhe në Apenine janë mbyllur.

Në terren, përpos ekipeve të zjarrfikësve dhe vullnetarëve te mbrojtjes civile, është dërguar dhe ushtria.

Zona e alarmit të kuq në Emilia-Romagna sa vjen e po zgjerohet në anën lindore dhe gjendja kritiket pritet të vijojë edhe të enjten e 4 majit. Nga zona e fushës së Bolonjës, në fakt, alarmi shtrihet edhe në kodrat e fushat e Bolonjës dhe Romagna-s. Ajo që është shqetësuese janë vërshimet e lumenjve Idice, Sillaro, Santerno, Senio, Lamone dhe Montone ndërsa shumë zona janë pa energji elektrike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Emilia Romagna në Itali, shkon në 2 numri i të vdekurve

Dy të vdekur dhe një i zhdukur është bilanci i përmbytjeve që kanë përfshirë rajonin e Emilia Romagna në Itali. Ndërkohë sipas mediave italiane 5 mijë njerëz janë në rrezik për tu evakuuar në zonën e Ravenës. 

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan vërshimin e Lamones, në Romagna, ku zjarrfikësit evakuuan disa banorë në disa shtëpi të përmbytura, pa energji elektrike dhe në ujë. 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre