Koha e keqe ka goditur të gjithë Italinë qëndrore, ku janë rregjistruar dhe dy të vdekur, një në Toskanë dhe një në Umbria.

Një shofer ka mbetur i vdekur pasi një shkëmb ra mbi makinën e tij, ndërsa një grua humbi jetën nga rrëzimi i një pemë.

Në Toskanë janë rregjistruar dëme të mëdha gjatë natës nga një stuhi me erë të fortë që arriti deri në 150 km/orë.

Situata më kritike është rregjistruat në Pistoise, por është goditur dhe Firenze e qytete të tjera përreth.

Stuhia ka lënë dhe mjaft persona të tjerë të lënduar nga rrëzimi i pemëve dhe një pjesë e zonës ka patur mungesë të energjisë elektrike.

Gjithashtu dhe shumë shkolla janë mbyllur e mjaft rrugë janë bllokuar, pasi situata duket emergjente dhe qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në ambiente të mbyllura e të shmangin lëvizjet.

Stuhia e fortë ka shkaktuar gjithashtu dhe përmbytje në zona të caktuara në Romë, ndërsa ka patur dhe rreshje dëbore.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)