Moti i keq në Itali/ Rrëshqitje dheu në Caserta, dy persona të zhdukur nga përmbytjet! Rrugët kthehen në lumenj balte

Moti i keq në Itali/ Rrëshqitje dheu në Caserta, dy persona të zhdukur nga përmbytjet! Rrugët kthehen në lumenj balte

Motomjeti me të cilin udhëtonin nënë e bir

ITALI- Nënë e bir rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëqitja e dherave në provincën e Caserta-s në Itali, mbrëmjen e së martës (27 gusht).

Zona më e prekur nga përmbytjet ishte ajo e San Felice a Cancello dhe në veçanti fshati Talanico, një zonë që ka qenë gjithmonë e ekspozuar ndaj rrëshqitjeve të dheut.

Pikërisht aty ndodheshin nënë e bir, përkatësisht 74 vjeç dhe djali i saj 42-vjeç. Ata u morën para nga përmbytjet e fuqishme që vinin nga mali teksa po udhëtonin me një mjet me 3 rrota.

Makina e tyre u gjet më vonë në një argjinaturë, por nuk kishte asnjë gjurmë të tyre. 

Në agimin e ditës së sotme, zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile rifilluan kërkimet për të dy, duke kërkuar nëpër terren.

Rrugët e fshatit kodrinor të Talanico di San Felice a Cancello u pushtuan nga një lumë balte dhe mbeturinash: shumë njerëz dolën në rrugë nga frika, pas kalimit të ujërave që përmbytën bodrumet dhe garazhet, duke marrë gjithçka me vete, nga makinat tek motoçikletat.

Por moti i keq i së martës nuk shkaktoi dëme dhe shqetësime vetëm në zonën e Caserta: në Campania një tjetër zonë e prekur veçanërisht ishte ajo e Irpinisë fqinje, ku u regjistruan edhe përmbytje dhe rrëshqitje dheu. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën