KORÇË- Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi dhe rrugët kryesore të qytetit në Korçë janë përmbytur! Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, rruga kryesore në bulevardin Gjergj Kastrioti, parku Rinia, por edhe rrugicat e qytetit janë nën pushtetin e ujit.
Po ashtu reshjet e shiut të shoqëruara edhe me erë kanë shkaktuar shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra në Korçë.
Sipas informacioneve janë 22 fshatra pa energji elektrike në zonën e Maliqit, 12 fshatra në zonën e Pogradecit dhe mbi 6 fshatra në bashkinë e Devollit dhe Kolonjës.
Grupet e punës ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur riparimin e defekteve.
Pas shiut, rrugët e Korçës nën ujë. Ashtu sikurse shihet nga pamjet rruga kryesore në bulevardin 'Gjergj Kastrioti', parku Rinia, por edhe rrugicat e qytetit janë nën pushtetin e ujit.
Kjo është situata e krijuar pas dy orëve shi por për 30 minuta shiu ka qenë më intensiv shoqëruar herë pas here dhe me breshër.