Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në shtetin e Kentakit, tha të dielën guvernatori Andy Beshear. Stuhitë e fuqishme dhe rrëketë e ujit mbuluan rrugët dhe shkaktuan përmbytje duke detyruar evakuimin e njerëzve të bllokuar.
Guvernatori Beshear tha se shumë nga vdekjet, përfshirë një nënë dhe fëmijën e saj 7-vjeçar, u shkaktuan nga bllokimi i makinave në rrugët e përmbytura. Ai tha se ende vazhdojnë operacionet e shpëtimit ndërsa është ndërprerë energjia elektrike për rreth 39,000 shtëpi, ndërsa paralajmëroi se erërat e forta mund të dëmtojnë rrjetin elektrik.
Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përjetojnë një tjetër valë moti të ashpër dimëror me shira të rrëmbyet që kanë shkaktuar përmbytje.
Një nënë dhe fëmija i saj 7-vjeçar u humbën jetën në Kentaki kur makina me të cilën udhëtonin u bllokua nga niveli i lartë i ujit në qarkun Hart. Në pjesën juglindore të Kentakit, një 73-vjeçar u gjet i vdekur në ujërat që përmbytën qarkun Clay, njoftuan zyrtarët.
Temperatura të acarta, rreth -30 gradë Celsius përfshijnë pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara pranë kufirit me Kanadanë. Në Dakota dhe Minesota pritet që temperaturat të bien mes -40 gradë Celsius dhe – 45.6 gradë Celsius.
Po ashtu priten reshje të dendura dëbore në pjesën verilindore të Nju Jorkut ndërsa shpejtësia e erës mund të shkojë deri në 97 km në orë. /VOA/
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.9%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Negociatat për paqen në Ukrainë! Kremlini konfirmon bisedimet Putin-Trump
17 Mars, 13:00
-
Heshtja shurdhuese e Elon Musk, ndërsa Trumpi i shkatërron biznesin
17 Mars, 11:51
-
Pse presidenti Donald Trump e mbylli 'Zërin e Amerikës'?
17 Mars, 11:30
-
Ish-mafiozi shqiptar John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA
17 Mars, 10:56
-
Armëpushim i mundshëm në Ukrainë: Çfarë duan Trump, Putin, BE dhe Zelensky?
17 Mars, 09:29
-
Trump njofton se do të flasë me Putin: Kemi një shans të mirë për t’i dhënë fund luftës
17 Mars, 08:19
-
Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
16 Mars, 17:57
-
SHBA/ Trump pushon gjysmën e punonjësve të Departamentit të Arsimit! Pse i shpalli luftë shkollave
16 Mars, 14:20
-
SHBA sulm masiv kundër rebelëve Houthi në Jemen, Trump: Ju pret ferri
16 Mars, 08:04
-
Tornadot shkatërrimtare përfshijnë jugun e SHBA-së, 34 të vdekur (VIDEO)
16 Mars, 07:34
-
Mbyllja e Zërit të Amerikës/ Berisha: Një akt anticensure! Nesër mund të mbyllet edhe RTSH dhe kjo nuk quhet censurë
15 Mars, 20:38
-
Senati amerikan shmang mbylljen e pjesshme të qeverisë voton buxhetin e përkohshëm
15 Mars, 18:08