Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)

Shkodër- Janë hapur të gjitha asket problematike, pas reshjeve të dëborës, që përfshinë qarkun e Shkodrës ditën e djeshme (26 dhjetor). Akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth janë kriposur për të lejuar qarkullimin normal të mjeteve.

Moti i keq gjatë tre ditëve të fundit shkaktoi problematika, kryesisht nga rënia e reshjeve të dëborës në zonat malore.

Më i prekuri ishte qarku i Shkodrës dhe rruga Qafë-Thore-Theth. Zona e Thethit pati problematikë të bllokimit për shkak të rrëzimit të ortekëve, ndërsa tashmë është hapur.

Në Qafë-Thore, me rënien e temperaturave dhe krijimin e sigurisë për ndërhyrje, u aktivizuan të gjitha forcat dhe u hap pjesa e bllokuar nga orteqet. 

Borëpastrueset, informon gazetari i Report TV, Ergys Kavaja, në terren gjatë ditës së djeshme (25 dhjetor) punuan në terren për të mos lejuar bllokimin e këtij aksi.

Edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar konfirmoi se ka pasur problematika në këtë segment dhe se aksi Qafë-Thore dhe rruga e Thethit janë hapur. 

Ndërkohë, edhe në segmentin rrugor të Iballës, pjesë e Bashkisë së Fushë Arrëzit, prej dy ditësh është bërë i vështirë qarkullimi i mjeteve. Erërat e forta dhe bora që janë prezente kanë shkaktuar bërë që në disa pika të rrugës trashësia e borës të arrinte në 2 metër.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen