Moti i keq/ Ndalohet dalja nga porti i mjeteve lundruese në Shëngjin e Durrës! Vjosa del nga shtrati (VIDEO)

TIRANE- Reshjet e shiut të nisura që nga pasditja e të shtunës kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit. Qindra hektarë tokë kanë mbetur nën ujë në Fushë-Krujë. Ndërsa në Shëngjin dhe Durrës si pasojë e detit të trazuar është pezulluar dalja për lundrim e mjeteve të vogla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Shirat përmbytin rrugën në Tërbaç të Vlorës, makinat futen mes përmes ujit

Shirat e dendur gjatë natës kanë krijuar probleme të shumta në qytetin e Vlorës. Një situatë kritike është edhe në fshatin Tërbaç ku si pasojë e reshjeve është përmbytur rruga.

Ndërkohë në fotot se siguruar nga Report Tv shihet se ka edhe nga ata guximtarë që me makinat e tyre edhe pse nuk e shikojnë rrugën, kalojnë mbi të.

Ora 12:03
Në çadër që prej tërmetit/ Kryefamiljari: Ka rënë aq shumë shi, sa edhe në shtëpi do futej brenda! Nuk iki se kam mallin, kam punuar që 14-vjeç (VIDEO)

Që nga data 26 Nëntor, shumë familje në Kurbin vazhdojnë të qëndrojnë në çadër. Por mbrëmja e djeshme ishte një ndër më të vështirat për ta. Kryefamiljari i një familje me katër pjesëtarë thotë se shiu i është futur në çadrën ku jeton me dy fëmijët dhe bashkëshorten por nuk do të largohet që aty, pasi i trembet vjedhjeve.

"Ka rënë mbrëmë shi, më ka hyrë në çadër. Ka hyrë uji nga poshtë. Mbrëmë ka rënë shi shumë. Jam në hall të madh. Jam shumë i fortë që po rri. E kam ngrënë plevitin, jam vet i katri. E kam edhe gocën këtu. Ka rënë aq shumë shi sa edhe në shtëpi do futej uji. Kam gjithë pasurinë këtu, nuk largohem dot, kam ikur që 14 vjeç jashtë shteti për atë. Jam i detyruar të rri këtu. Po u largova unë më marrin mallin", shprehet ai.

1577099807_lezhe.jpg

Ora 11:47
Moti i keq shkakton probleme në Gjirokastër, rritet niveli i lumit të Viroit! Vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse (VIDEO)

Edhe në Gjirokastër moti i keq gjatë natës ka shkaktuar probleme. Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e lumit Viroi në limite kritike. Gazetari i Report Tv Piro Nase, raporton se lumit i duhen edhe 30 cm që të përmbytë rrugën nacionale. Po kështu situata me reshjet ka krijuar probleme edhe në arteriet kryesore të qarkullimit në Gjirokastër.  Probleme me qarkullimin janë hasur në Këlcyrë, Zagori dhe Frashër.

Sipas informacioneve të marra nga mbrojtja civile ne bashkitë e qarkut  situata emergjente deri në këto momente. Gjendja e rrugëve nacionale në gjithë qarkun e Gjirokastrës është normale. Si rezultat i punës së firmave kontraktore që kanë në performancë rrugët nacionale ato janë në normalitet me përjashtim te aksit rrugor Këlcyre-Carshove në fshatin Kaludh Njësia Administrative Carshove bashkia Përmet ku vazhdon puna nga firma përgjegjëse. Në Bashkinë Gjirokastër situata është drejt normalizimit. Rrugët në njësitë administrative Lazarat dhe Lunxheri u zhbllokuan. Ne Njesine Administrative Lazarat mbetet problem përroi i Sopotit. Përsa i përket furnizimit me energji elektrike: Mungon energjia elektrike në njesine administrative Odrie bashkia Gjirokaster. Nga grupet e OSHEE vazhdojnë punën për eleminimin e difekteve. Probleme te tjera nuk ka. Prurjet e lumit Vjosa jane ne nivelet 2.6 m. Pika kritike e tij eshte 7 m.

1577098597_viroi001.jpg

Ora 11:46
Lumi Vjosa del nga shtrati, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj për Report Tv: Niveli i ujit po bie

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj në një lidhje telefonike për Report Tv, është shprehur se situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut po monitorohet nga grupe pune në terren. Mamaj është shprehur se po veprohet nëpërmjet protokollit për emergjencat.

"E kemi ndjekur situatën. Lumi Vjosë në këtë periudhë për shkak të reshjeve ka ngritje të nivelit. Por duke parë situatën në Përmet dhe në Memaliaj, Lumi po bie. Në 12 orët e ardhshme që janë sipas statistikave do të vijë rënia e nivelit të ujit. Ne po ndjekim sipas protokollin për emergjencat por deri tani nuk kemi zona të rrezikuara. Ka ndikuar edhe batica e detit që ka penguar rrjedhjen në det. Por edhe moti i keq pritet të jetë e normalizuar. Këto dy ditë janë masa të shtuara. Janë bërë të mundur në Bishtin e Malit në Argjinaturë nuk kemi të përmbytur. Falë investimeve të qeverisë."  tha Flamur Mamaj.

Ora 10:49
Moti i keq, lumi Vjosa del nga shtrati (VIDEO)

Moti i keq dhe shirat me intensitet të lartë kanë bërë që prurjet e lumit Vjosa të jenë të mëdha. Për pasojë lumi Vjosa ka dalë nga shtrati, pranë urës së Milofit. Ndërkohë reshjet janë ndërprerë dhe me kalimin e kohës pritet që situata të normalizohet.

1577094214_vjosaa1.jpg

Niveli i lumit Vjosa deri më tani është 6.34 metra ndërsa pika kritike kur fillon evakuimi është 6.80 por sipas Shtabit të Emergjencave  nuk rrezikohen familjet që janë pranë lumit.

Ora 08:18
Pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla në Durrës, linjat e trageteve vijojnë punën normalisht

1577085517_motit.jpg

Moti i keq gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës ka vijuar me intensitet reshjesh. Si pasojë e detit të trazuar është pezulluar dalja për lundrim e mjeteve të vogla. Ndërkohë linjat e tragetit kanë vijuar punën normalisht. Madje për të përballuar fluksin disa linja tragetesh kanë bërë udhëtime shtesë. Në portin e Durrësit ditën e sotme është ankoruar një traget nga Italia ndërkohë që pritet që gjatë ditës të vijnë edhe tre të tjerë.

Ora 08:11
Fushë-Krujë, qindra hektarë në tokë nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut! (VIDEO)

Qindra hektarë tokë në Fushë-Krujë kanë mbetur nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut të nisura që nga pasditja e të shtunës. Në fshatin Murqinë rreth 30 banesa janë të rrethuara nga uji, por deri tani nuk raportohet për përmbytje.

Ora 08:01
Lezhë/ Deti i trazuar në Shëngjin, ndalohet dalja nga porti i mjeteve lundruese

1577084586_mgjes.jpg

Përgjatë  gjithë natës edhe qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, megjithatë nuk ka krijuar probleme në përmbytje. Ndërkohë deti vijon të jetë i trazuar dhe është ndaluar dalja e mjeteve lundruese nga porti i Shëngjinit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja