Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive, duke reduktuar në masën 70 për qind defektet në fiderat e dëmtuar kryesisht në zonat malore.
 
Zonat në të cilat është rikthyer energjia janë:
Rajoni Tiranë:  Babru
Rajoni Shkodër: Zues
Rajoni Burrel: Mamurras, Merdhoq, Fushe Shullaze, Arras, Blinisht, Gjorm, Gorre si dhe Lagje 2 Rajoni Durrës: Ballaj , Stacioni Trenit Golem, Gjiri I Lalez, Karpen, Shkembi i Kavajes si dhe zona e ish Kenetes.
Rajoni Elbasan: Rrajce , Tregan, Bradashesh Shirgjan
Rajoni Fier: Ngjeqar
 
Rajoni më i prekur nga defektet vijon të jetë Shkodra, Burreli, Durrësi, Elbasani dhe Tirana.
 
Zonat pa energji janë:
Rajoni Tiranë: Marikaj , si dhe pjesërisht Paskuqan , Dajt, Tufine, Zall Bastar , Pallatet Gintash dhe pjesërisht Rr Luigj Gurakuqi
Rajoni Durrës: Rruga “Agoga” rruga “V. Turja” , Katund Sukth , Lagjet: Subash, Turizem, Sesere, Barabit, Atl, Gurkuqe, Telekom, Derede/Kruje; Gjepale
Rajoni Elbasan:Labinot  (pjesërisht), Lunik (pjesërisht), pjeserisht Pajove , Kodovjat
Rajoni Shkodër: Arrëz, Miliska, Rrapë, Iballë, Kelmend, Luf, Qelez , pjeserisht Qytet Lezhe si dhe Buze Uji
Rajoni Kukës: Bicaj, si dhe pjesërisht, Shemri, Domaj, Krezë, Kishaj, Zone Industriale,Ram-Has,Drinas Helshan,  Kishaj, Golaj; si dhe pjeserisht Lekbibaj Qytet Fierze, Tropoje, Mamez, Zahinisht, Pac si dhe pjeserisht qytet Kukes.
Rajoni Burrel: Dilkinisht , Bardhaj, Mashterkor, Shullaz, Remulle, lagj 2/Lac, Zajse Bororvjan, Fan
 
Nga grupet e terrenit të OSHEE-se po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë  në të gjithë vendin.
 
Të gjitha linjat dhe N/Stacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike.
 
Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet janë në punë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com