Moti i keq, përmbytet Lezha,
bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë

Moti i keq, përmbytet Lezha, <br />bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë
TIRANE - Vendi unë vazhdon ende nën pushtetin e ujit dhe të borës. Reshjet e mëdha të shirave të ditëve të fundit kanë përmbytur mijëra ha tokë, dhjetëra shtëpi, ndërsa rrëshqitjet e masivëve të dheut kanë izoluar akset nacionale. Më problematike paraqitet situata në Lezhë, ndërsa kalohet me vështirësi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

LEZHE
Dy dite pas reshjeve intensive të shiut dhe prurjeve të shumta në lumin Drin, fshatrat Kakarriq, Barbullojë, Talë e Gjorm në rrethin e Lezhës vijojnë të jenë gjysmë të izoluara, pasi evadimi i ujërave ka qenë mjaft i vogël për shkak edhe të bllokimit të kanaleve kulluese.Situata më kritike është në fshatin Barbullojë, ndërsa banorët e saj e vlerësojnë gjendjen si tepër të vështirë dhe të papërballueshme. Dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje janë tepër të mëdha, pasi është paralizuar tërësisht blegtoria, ndërsa bujqësia konsiderohet e shkatërruar.

VLORE
Reshjet e ditëve të fundit shkaktuan përmbytje të shumta edhe në qytetin e Vlorës, veçanërisht në afërsi të urës së Mifolit. Banesa të shumta dhe dhjetëra hektarë tokë u përballën me vërshimet e lumit Vjosa, ndërsa kanë qenë banorët e zonës ata që kanë ndërhyrë për largimin e ujit nga banesat e tyre. Banorët ndër të tjera theksojnë së nëse reshjeve vijojnë me këtë intensitet prurjet e Vjosës do të jenë të shumta dhe situata do të jetë sërish kritike për këto familje.

TEPELENE-GJIROKASTER
Situata kritike si pasojë e rrëshqitjeve të dheut paraqitet në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku në tre ditët e fundit masivet e dherave kanë shkaktuar uzurpim të hapësirës së rrugës. Automjetet kalojnë me vështirësi në katër zona që konsiderohen si mjaft të rrezikshme. Ato janë të përqendruara në një gjatësi deri në 3 km. Evadimi i baltës ka vijuar me intensitet të jashtëzakonshëm, nga ana e fadromave. Këto të fundit, patën ndërprerë punën në orët e mesnatës së të shtunës, duke rifilluar procesin në orën 06:00 të së dielës.

FIER
Dhjetëra familje fierake janë ende nën ujë, pasi edhe pse lumi Gjanica është tërhequr në shtratin e tij gjurmët e ujit duken gjithandej. Banorët por edhe përfaqësues të bizneseve jashtë kamerave pohojnë se uji i ka dëmtuar dhe shkatërruar orenditë shtëpiake, si dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në lokale dhe dyqane. Këshilli bashkiak i këtij qyteti ka vendosur që ditën e martë të organizojë një takim në lidhje me përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara dhe për ndërhyrjen me qëllim pastrimin e shtratit të Gjanicës.

Redaksia online
(eç/eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan