Moti i keq, përmbytje në Greqi  
3 të vdekur, 1 person i zhduku

Moti i keq, përmbytje në Greqi  <br />3 të vdekur, 1 person i zhduku
Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë  motit të keq dhe përmbytjeve që kanë përfshirë Greqinë në 24 orët e fundit. Mediat vendase bëjnë me dije se një grua invalide ka humbur jetën në një fshat të Mesinisë, në Peloponez.

Ndërkohë, edhe në Kalamata, ku në shumicën e shtëpive është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, dy të moshuar janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Në mbi 200 shtëpi është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe organet vendore pritet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për këtë prefekturë.

 Mediat raportojne se , në disa vende është ndërprerë edhe qarkullimi i makinave, pasi është përmbytur rruga nacionale që lidh gadishullin me Athinën.Reshjet e shumta u shoqëruan me erëra të fuqishme, duke shkatërruar shumë toka bujqësor .Sipas meteorologëve, moti i keq do të vazhdojë edhe në orët e ardhshme dhe do të përmirësohet vetëm të enjten në mbrëmje.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar