Pas rritjes së temperaturave në të gjithë vendin është përmirësuar situata në të gjitha akset kombëtare, por sërish në disa zona të thella të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim e automjeteve ku lëvizja kryhet me zinxhirë.

Në qarkun e Korçës nuk është normalizuar situata dhe po kështu, në akset e tjera problematike të qarkut, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Elbasan, gjendja paraqit e përmirësuar ku vetëm në disa segmente lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. 

Ndërsa në qarqet e tjera të vendit situata paraqitet më e mirë por edhe këtu, kalimi duhet të kryhet me kujdes, sepse mund të formohen akull duke u bërë shkak për aksidentet në rrugë. 

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe të jenë të pajisur me zinxhirë dhe të informohet për gjendjen e rrugës përpara se të udhëtojnë në akset problematike.

akset kombetare

akset kombetare


akset kombetare

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)