I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa në qytetin e Vlorës si pasojë e erës së forta dhe dallgëve është pezulluar lundrimi. Deti me dallge deri në 8 balle ka pezulluar transportin detar.

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk është nisur sot për shkak të motit të keq. Gjithashtu peshkarexhat dhe anijet e peshkimit nuk kanë dalë në det.

d.b/shqiptarja.com