VLORE - Për shkak të motit të keq të shoqeruar me reshje të dendura shiu e erë të fortë që prej mesditës së djeshme, trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk është nisur për të kryer intinerarin e tij normal drejt portit të Vlorës.

Burime nga kapiteneria konfirmojnë gjithashtu se peshkarexhat janë ankoruar në vendstrehime, ndërsa anijet e trasportit gjenden aktualisht në radë. Sipas po të njejtave burime, fortuna do te vijojë edhe përgjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa trageti i linjes Vlorë- Brindizi nuk pritet të mbërrije sot në portin e Vlorës . 

Aktualisht 5-6 ballë në gji dhe 7-8 ballë në det të hapur e bëjnë të pamundur lundrimin duke sjellë paralizimin e trafikut detar . 

Moti i keq ne Vlorë ka sjellë gjithashtu edhe probleme me furinizimin normal me energji elektrike, teksa në zona të ndryshme të qytetit bregdetar nuk ka munguar ndërprerja e energjisë elektrike për shkak të defekteve në rrjet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)