Reshje të dendura dëbore në Korçë, bllokohet kalimi i kamionëve nga Kapshtica në Greqi! Disa zona të pa energji elektrike! Në Pogradec shumë fshatra pa drita (VIDEO)

Korça është përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës, ndërsa vijojnë edhe këtë mëngjes të shoqëruara me erëra të forta.

Trashësia e dëborës ka shkuar + 50 cm, ndërsa në rrugën e Dardhës në lartësinë mbi 1100 m ka stuhi ere dhe dëborë.

Situata problematike shfaqet edhe në bashkinë e Kolonjës.

Gjatë natës për shkak të dëborës dhe erës së fortë i gjithë qyteti Ersekës dhe Leskoviku kanë qenë pa energji elektrike ndërsa vetëm pak minuta më parë grupet e punës që ndodhen në terren bënë të mundur rikthimin e energjisë në qytet ndërsa në pjesën më të madhe të fshatrave situata mbetet njësoj, pa energji elektrike.

Trashësia e dëborës në zonën e Kolonjës i kalon mbi 30 cm ndërsa më e rënduar situata paraqitet në zonat e fshatrave te thella.

Ndërkohë në bashkinë Maliq ka mungesë energjie në fshatrat Pojan, Zvezde dhe në njësitë Gorë dhe Moglicë ndërsa rrugë të bllokuara sipas informacioneve më të fundit është rruga e Dusharit.

Zona e Devollit e gjitha pa drita, trashësia e dëborës nga 30-40 cm.

Fshatrat e thella malore, Arrza, Vidohova etj të bllokuara në këto zona trashësia shkon deri më 60 cm.

Në fshatrat e Korçës si Shtyllë apo Panarit situata mbetet më problematike. Fshati Panarit i bllokuar ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 2 metër.

Pogradec shumë fshatra pa energji elektrike, zona e Mokrës e bllokuar.

Ndërkohë kontraktoret janë duke punuar në akset rrugore, për mirëmbajtje dimërore.

Në rrugën Korçe-Dardhe 3 Borëpastruese.

Në rrugën Korçe-Erseke 3 Borëpastruese.

Në rrugën Erseke -Leskovik 2 Borëpastruese.

Në rrugën Korçe-Voskopoje  2 Borëpastruese.

Qarkullimi në orët e paradites duhet bërë me goma dimërore.

Në rrugën e Dardhës me zinxhirë km 5 - km 13.6

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:21
Dëbora bllokon lëvizjen e kamionëve në Korçë, ndalohet kalimi drejt Greqisë nga Kapshtica

Për shkak të reshjeve të dëborës që kanë rënë në Korçë, Policia kufitare e Kapshticës ka njoftuar mjetet e tonazhit të rëndë se nuk do të lejohen të kalojnë në drejtim të Greqisë deri në njoftim të dytë. Lëvizja e tyre do të ndalohet edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

“Duke qenë se territori i qarkut Korçë, është përfshirë nga reshje bore të dendura dhe me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve, informojmë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamiona), se nga autoritetet e policisë greke, në Stacionin e Policisë Kufitare  Kapshticë, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të kësaj kategorie në drejtim  të Greqisë, deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.  Të gjitha akset rrugore kryesore aktualisht janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore. Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me qëllim që të mos krijojnë pengesa për borëpastrueset e firmave nënkontraktore në rrugë”, njofton policia.

Ora 09:15
Zbardhet Llogaraja, bien reshje dëbore, nuk ka probleme me qarkullimin (VIDEO)

Reshje dëbore në Llogora. Që prej mëngjesit te ditës sotme ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut në gjithë qarkun e Vlorës ka sjellë dhe reshjet e dëborës në zonën e Llogorasë. Aksi rrugor që përshkon këtë zonë është i hapur për te gjithë automjetet ndërkohë që trashësia e dëborës është deri në 10 cm. Rrugët janë te kalueshme dhe pa zinxhir.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës