Moti i keq përfshin Italinë, mbyllen disa shkolla dhe porte në jug të vendit

Moti i keq përfshin Italinë, mbyllen disa shkolla dhe porte në jug të vendit

Moti i keq përfshin Italinë

Italia përfshihet nga moti i keq në pjesën Jugore dhe në atë qendrore të vendit. Gjithashtu do të qëndrojnë mbyllur dhe gjatë ditës së sotme si masë sigurie edhe një pjesë e madhe e shkollave në jug të vendit.

Parashikimet metereologjike flasin për reshje të dendura që do vazhdojnë edhe gjatë gjithë ditës së martë.

Nga reshjet e dendura që vazhdojnë prej mbrëmjes së të hënës janë mbyllur shkolla në Peskara dhe do të vazhdojnë të jenë dhe të martën.

Kryebashkiaku i qytetit ka deklaruar për situatën e keqe që ndodhet vendi, ai ka shprehur se prioritet mbetet siguria e banorëve dhe për këtë arsye janë marrë masa.

Gjithashtu edhe në zonën Kampania është vendosur gjendja e alarmit për shkak të reshjeve të dendura, të cilat parashikohen të zgjasin gjatë gjithë ditës. Madje në disa zona parashikohet se mund të ketë dhe stuhi. Në këtë rajon katet e para të pallateve dhe disa dyqane janë përmbytur, ndërsa dëmet material janë të konsiderueshme.

Po ashtu edhe në Kapri portet për momentin qëndrojnë mbyllur për shkak të detit të trazuar, erërave me shpejtësi të lartë dhe reshjeve të dendura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën