Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të niset për në portin e Brindisit, për shkak të kushteve jo të mira meteorologjike. Lajmi është bërë i ditur nga agjensia detare “Gerveni Travel”.
“Gerveni Travel” shkruan më tej se lundrimi është pezulluar pikërisht për shkak të forcës së erës dhe detit (7-8) në drejtimin jug perëndim.
Instituti i Gjeoshkencave informoi mëngjesin e sotëm se në disa qarqe të vendit, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, shtrëngatat dhe reshjet e dendura të shiut pritet të vijojnë ashtu si në 24 orët e kaluara. Sipas Institutit, temperaturat në bregdet dhe vendet e ulëta do të kapin vlerën 16 gradë celcius.

Komente

