Moti i keq ka bërë që një nga kompanitë e lundrimeve të anulojë të gjitha lundrimet sonte si nga Porti i Durrësit për në Bari dhe anasjelltas.

Ndërsa një tjetër kompani, ka nisur një traget për në Bari, një lundrim ky që ishte planifikuar sipas grafikut në orën 23:00.

Nuk dihet nëse trageti i kësaj kompanie do të arrijë të niset sonte nga Bari për në Durrës.

Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nga sot në drekë kanë anuluar lundrimet.

Deti me fuqi 7 deri 8 ballë nuk mundëson lundrimin e tyre.