Si pasojë e motit të keq do të anulohet lundrimi i trageteve gjatë ditës së sotme nga Durrësi drejt Portit të Barit dhe anasjelltas. Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimin mbrëmjen e sotme në orën 19:00.
Ndërkohë në gjirin e Vlorës nga data 16 deri më 17 mars, si pasojë e motit të keq, do të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe tyre të peshkimit. Por anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 16-17 Mars 2023 duke filluar nga ora 22.00 datë 15.03.2023 në drejtimin Veri-VeriPerendim-VeriLindje në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do te pezullohen deri ne përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 Mars 2023 ora 06:00”, njofton Kapiteneria e Vlorës.