Moti i keq, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari! Edhe në Vlorë pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Si pasojë e motit të keq do të anulohet lundrimi i trageteve gjatë ditës së sotme nga Durrësi drejt Portit të Barit dhe anasjelltas. Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimin mbrëmjen e sotme në orën 19:00.

Ndërkohë në gjirin e Vlorës nga data 16 deri më 17 mars, si pasojë e motit të keq, do të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe tyre të peshkimit.  Por anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 16-17 Mars 2023 duke filluar nga ora 22.00 datë 15.03.2023 në drejtimin Veri-VeriPerendim-VeriLindje në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do te pezullohen deri ne përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 Mars 2023 ora 06:00”, njofton Kapiteneria e Vlorës.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët