Moti i keq, prefekti i Tiranës për Report Tv: Niveli i ujit në Lumin e Lanës në nivelet maksimale, ekipet e emergjencës në terren! Ja rrugët ku u shfaqën problematika

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro ka sqaruar në Report Tv situatën e shkaktuar nga moti i keq në Bashkinë e Tiranës. Qendro tha se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, sipërfaqet e rrugës janë mbushur me ujë. Qendro thekson se të gjitha ekipet e emergjencave kanë dalë në terren për normalizimin e situatës.

Qendro ka evidentuar edhe rrugët në të cilat u shfaqën problematikat më të mëdha, ndërsa theksoi se niveli i ujit në lumin Lana është në nivelet maksimale.

"Pas orës 15:00 ka pasur reshje të dendura shiu sidomos në bashkinë  Tiranës, natyrisht reshjet janë me intensitet të lartë sjellin ujë në sipërfaqet e rrugës dh enë disa zona kemi pas probleme, segmenti nga TEG në Surrel, rruga Elbasanit, rrethrrotullimi Selitës, Shkozës, Vasil Shanto, Kodra e Priftit, uji në disa banesa në rrugën ‘Budi’, në rrugën ‘Gramoz Pashko, rrugën ‘Muzakët’

Dhe gjithashtu kemi daljen e lumit të Lanës në nivele maksimale tek ura e shkollë Teknologjike, niveli i Lanës është në maksimum. Emergjencat e bashkisë janë në terren, po punojnë për të zhbllokuar kanalet për të bërë të mundur largimin e ujit në sipërfaqet e rrugës.

Dua të theksoj që një ndihmë të madhe bën policia e shtetit sidomos policia rrugore që është në terren, në bashkëpunim me strukturat e energjisë duke dhënë informacion, por duke ndihmuar në menaxhimin e trafikut, pasi në raste të tilla shtohet trafiku.

Nuk kemi situatë alarmante apo për tu nënvizuar, shirat kanë qenë të dendur në tiranë, bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë nuk kemi, në Vorë shumë pak, E rëndësishme është që të gjitha strukturat e emergjencave civile dhe ndërmarrja e punëtorëve të bashkisë së Tiranës janë në punë. Situata do normalizohet shumë shpejt.

Ka qenë dhe një orë, 4-5 që njerëzit kthehen nga puna, nuk jemi në situatën që qytetarëve t’iu kërkojmë ndonjë gjë jashtë normales, të kenë kujdes, ti shmangen lëvizjet në këto zona që përmenda aq sa munden", tha Qendro në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Rekord reshjesh në Tiranë, 22 litra për metër katror, Lana del nga shtrati! Shqipëria 'pushtohet' nga moti i keq, rrufe të frikshme në Sarandë dhe Malësi të Madhe, ndërron jetë 1 person


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie