Shirat dhe bora që kanë pushtuar ditën e sotme gjithë territorin e vendit kanë shkaktuar probleme në disa zona.

Në aksin Fier-Patos në zonën e quajtur ish-parku i mallrave është bllokuar rreth 200 metra rrugë për shkak të një bllokimi kanali, duke vështirësuar qarkullimin e makinave dhe krijimin e trafikut.

Kanali ka nisur të pastrohet, por ka ende probleme me qarkullimin e rrugës, pasi ky segment është në ndërtim e sipër, dhe ka prani inertesh në rrugë.

Gjithashtu probleme për shkak të shirave ka pasur edhe rruga e Trebishtit në Qarkun e Dibrës, ku ka pasur rrëshqitje dherash.

Autoritetet kanë marrë masat dhe aktualisht firma kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës po punon për zhbllokimin e këtij aksi.

diber ministria e mbrojtjes
(Rruga e Trebishtit e bllokuar)

Situata duket problematike për shkak se shirat dhe bora ka përfshirë gijthë vendin dhe, kjo mund të sjellë bllokime rrugësh nga bora dhe përmbytje nga shirat e shumta.

Er.K/Shqiptarja.com