Moti i keq/ Rrebeshi i shiut thyen pemën në Elbasan, bllokohet rruga! Në Maliq, breshëri dëmton të mbjellat e fermerëve! Aksident në Librazhd, makina rrëshqet në rrugë
Reshjet e dendura të shiut, ndonëse nuk zgjatën për shumë orë, ka sjellë problematikat e para. Në Qytetin e Elbasanit, si pasojë e rrebeshit të shiut është thyer një pemë dhe ajo ka bllokuar rrugën pranë Urës së Zaranikës.
TIRANË- Reshjet e dendura të shiut, ndonëse nuk zgjatën për shumë orë, ka sjellë problematikat e para. Në Qytetin e Elbasanit, si pasojë e rrebeshit të shiut është thyer një pemë dhe ajo ka bllokuar rrugën pranë Urës së Zaranikës.
Ndërkohë, në Maliq është raportuar për breshër, kur ka dëmtuar të mbjellat e fermerëve, kryesisht në fshatrat Pendavinj dhe Tërovë
Ndërkohë ën Librazhd, një makinë si pasojë e rrugës së rrëshqitshme, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
Lezhë/ Uji vërshon nëpër rrugë, reshjet e dendura të shiut krijojnë probleme dhe për bizneset (VIDEO)
Qarku i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje te dendura shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa zona.
Në qytetin e Lezhës uji ka vërshuar nëpër rrugë dhe lagje, madje duke prekur dhe disa biznese.
Situata me problematike është krijuar ne bulevardin “Gjergj Fishta”, në rrugën pranë shkollave dhe bllokun e banimit “11 janari”.
Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme dhe në Kurbin, për rrjedhoje vërshimi i ujit ka bllokuar lëvizjen e automjeteve në Fushë Mamurras. Një pjesë e automjeteve detyrohen të kthehen për të ndjekur rrugë alternative, nga bllokimi i nënkalimit ne aksin e autostradës Milot- Thumane.
Rrëzohet pema, bllokohet një anë e aksit Korçë-Pogradec
Moti i keq që ka përfshirë juglindjen e vendit ka shkaktuar jo pak probleme. Përveç dëmeve në bujqësi mesditën e sotme në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec, era e fortë ka rrëzuar një pemë duke bllokuar kështu një anë të aksit. Aktualisht po punohet për heqjen e pemës dhe kthimin në normalitet të trafikut
Reshjet e dendura rrëzojnë pemën, bllokohet rruga në Elbasan
Era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme për qarkullimin rrugor në Elbasan.
Si pasojë ato kanë shkaktuar rrëzimin e një peme, e cila ka sjellë dhe bllokimin e të dyja krahëve të rrugës.
"Report Tv" ka siguruar pamjet e pemës së rënë si pasojë e erës së fortë dhe rreshjeve të dendura të shiut që pothuajse kanë përfshirë jo vetëm Elbasanin, por edhe të gjithë vendin.
Rreshjet e breshërit që kanë përfshirë zonën e Maliqit mëngjesin e sotëm kanë shaktuar dëme në të mbjellat e fermerëve, kryesisht në fshatrat Pendavinj dhe Tërovë.
Sipas informacioneve mësohet se dëmet që rreshjet e breshërit i kanë shkaktuar bujqësisë, në zonën e Maliqit, llogaritet 3 dynymë qepë dhe disa parcela gruri.