Lezha dhe zonat përreth saj aktualisht raportohen si më të dëmtuarat nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin.
Përveç disa rrugëve të bllokuara, shtëpive dhe sipërfaqeve të përmbytura, në rrezik ndodhen edhe stallat blegtorale.
Report Tv sjell pamje nga zona e Dajçit në Zadrimë, ku fermeri po evakuon një tufë me dele nga stalla, e cila rrezikon të përmbytet.
Lajmi kryesor:
Shiu ‘paralizon’ vendin/ Evakuohen 180 banorë në Durrës, 800 shtëpi të përmbytura! 15 banesa nën ujë në Shkodër! Kritike situata në Gjirokastër (VIDEO)










