Në fshatin Rremenj të bashkisë së Pogradecit, 2 banesa janë shembur pjesërisht si pasojë e vërshimit të ujit brenda tyre dhe rrëshqitjes së dherave, Familjarët ngrejnë apel për strehim, pasi shtëpitë janë të pabanueshme dhe ata nuk kanë ku ta kalojnë natën.

Aktualisht pritet që të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit. Dëmet më të shumta në Pogradec nga stuhia janë regjistruar në fshatin Rremenj.


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit! Mbyllet argjinatura e çarë në Rrile të Lezhës, banorët evakuohen me gomone! Përmbyten banesa, një e zhdukur në Korçë